Vashat e Kosovës pësojnë humbje nga Bullgaria

Vashat e Kosovës pësojnë humbje nga Bullgaria

Sport June 10, 2023 - 19:27
Lajmet e fundit nga Sporti

Basketbollistet e Kosovës pësuan nga Bullgaria me rezultat 61:41. 

Vashat e Kosovës në këtë sfidë luftuan deri në fund, por nuk ia arritën qëllimit, duke pësuar humbjen e tretë në tri ndeshje të zhvilluara. 

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi 30:23, ndërsa në dhjetë minutat e fundit u zhvillua sfidë më e barabartë, kurse në fund Bullgaria fitoi 61:41.

Kjo është dita e tretë e turneut të FIBA YDF-së, që po zhvillohet në Prizren. /Zeri.info