
Manchester City fiton Ligën e Kampionëve, mposht Interin
Sport
June 10, 2023 - 22:56
Manchester City ka fituar Ligën e Kampionëve për sezonin 2022/23.
City arriti ta mposht Interin në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Ataturk Olimpic” me rezultat minimal 1-0.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, përkundër rasteve të shumta që patën të dy skuadrat.
Golin e vetëm dhe të fitores arriti ta shënoi Rodrygo në minutën e 68-të.
Kësisoj, Man City fiton për herë të parë në histori të tyre Ligën e Kampionëve, duke u kurorëzua kampion të Evropës për këtë sezon.
Në anën tjetër, Interi deri më tani ka fituar vetëm tri herë Championsin. /Zeri.info