FIBA përjashton përjetësisht gjyqtarin kosovar për trukime

FIBA përjashton përjetësisht gjyqtarin kosovar për trukime

Sport June 11, 2023 - 14:09
Lajmet e fundit nga Sporti

Shtëpia më e madhe e basketbollit FIBA, ka marrë vendim që ta përjashtojë përjetësisht gjyqtarin kosovar, Daut Mehmetin.

Sipas njoftimit të FIBA-s, Mehmeti u dënua për thyerje të Kodit të Sjelljes dhe Integritetit të Federatës Botërore. 

Arsyeja për dënimin e gjyqtarit 37-vjeçar janë bastet dhe trukimet e disa ndeshjeve që ai ishte thirrur për të gjykuar.