Andre Onana për të ardhmen e tij: Jam shumë i lumtur në Inter

Andre Onana për të ardhmen e tij: Jam shumë i lumtur në Inter

Sport June 11, 2023 - 14:34
Lajmet e fundit nga Sporti

Portieri i Interit, Andre Onana ka folur për të ardhmen e tij te klubi italian.

Onana u shpreh se është shumë i lumtur te Interi.

“Jam shumë, shumë i lumtur në Inter. Në këtë nivel profesional nuk e di se çfarë ndodh”, tha ai.

Portieri shtoi se ai do të pranojë atë se çfarë klubi vendos.

“Unë jam në dispozicion për Interin, ata vendosin dhe unë do të pranoj atë që ata duan. Jam i lumtur te Interi”.

Ndërkohë, kujtojmë se Interi mbrëmë u mposht 1-0 në finalen e Ligës së Kampionëve nga Manchester City. /Zeri.info