Arsenali, në pozitë të mirë për të fituar garën e transferimit të Gundoganit

Arsenali, në pozitë të mirë për të fituar garën e transferimit të Gundoganit

Sport June 11, 2023 - 15:00
Lajmet e fundit nga Sporti

Per Mertesacker beson se Arsenali është në një “pozicion të mirë” për të transferuar Ilkay Gundoganin pas triumfit të Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori ndërkombëtar gjerman e ndihmoi Cityn drejt lavdisë evropiane teksa mposhti Interin 1-0 në Stamboll, me 32-vjeçarin që tashmë ka fituar titullin e Premierligës dhe FA Cup në sezonin 2022-23. 

Me përfundimin e një fushate historike për fitimin e trefishtë, Gundogani tani po mendon se çfarë të bëjë më pas – me kontratën e tij në Etihad Stadium që do të skadojë këtë verë.

Ish-ylli i Arsenalit dhe Gjermanisë, Mertesacker, i cili tani është kreu i akademisë së “Topçinjve”, i ka thënë “ZDF”-së se Gundogani mund të vendosë të thotë ‘në rregull, misioni u krye’ në javët e ardhshme. Ai shtoi mbi përpjekjet e Mikel Artetës për ta çuar lojtarin me klas në Emirates Stadium: “

“Unë mendoj se klubet janë në radhë. Për shkak se Arteta e njeh dhe ndoshta nuk e kemi ndërprerë kontaktin, jemi në një pozicion të mirë. Unë mendoj se ai do të lejojë që të gjitha të zhyten në fillim dhe më pas të zgjedhë një nga katër klubet”.

Barcelona gjithashtu është lidhur shumë me një lëvizje për Gundoganin, ndërsa një rikthim në Borussia Dortmund në Gjermaninë e tij të lindjes është spekuluar. City ende shpreson se ata mund të bindin kapitenin e klubit të tyre për të nënshkruar një kontratë të re. /Zeri.info