Zyrtare: Roma përforcohet me mesfushorin, Houssem Aouar

Zyrtare: Roma përforcohet me mesfushorin, Houssem Aouar

Sport June 11, 2023 - 16:28
Lajmet e fundit nga Sporti

Roma ka njoftuar se ka transferuar mesfushorin algjerian, Houssem Aouar.

Lajmi u bë i ditur nga klubi përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale.

Aouar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Giallorossët, e cila zgjat deri më 30 qershor 2028.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për Romën, sepse ata janë një klub i madh me një histori të madhe”.

“Unë mendoj se është projekti i duhur për mua, me një ekip të madh, lojtarë cilësorë dhe një bazë unike tifozësh. Tani jam një lojtar Giallorossi dhe jam gati të eci përpara”, ka thënë algjeriani pas nënshkrimit të kontratës.

Aouar iu bashkua Romës pas largimit nga Lyoni, ku e kishte nisur nga akademia e të rinjve. /Zeri.info