Batatina: Zhegrova është lënduar, kjo është arsyeja pse u ftua Albion Rrahmani

Batatina: Zhegrova është lënduar, kjo është arsyeja pse u ftua Albion Rrahmani

Sport June 11, 2023 - 23:16

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se ka informata që anësori i Kosovës, Edon Zhegrova, është lënduar.

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse është ftuar të dielën sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani.

“Albion Rrahmani është ftuar sot sepse Zhegrova është dëmtuar, sipas informacioneve që i kam,” tha Batatina në  Dukagjini.

Tutje, ai tha se më mirë kishte qenë të ftohet sulmuesi i Muras, Mirlind Daku, në vend të Rrahmanit.“Më mirë ka qenë të ftohet Mirlind Daku sepse pikët janë jetike për Kosovën. Edhe pse Rrahmani ka bërë paraqitje të shkëlqyeshme, por Daku luan në një ligë më të avancuar,” tha Tahir Batatina.