Huliganët nga Greqia dhe Mali i Zi vajtojnë vdekjen e serbëve në Banjskë, mesazhe politike kundër Kosovës

Huliganët nga Greqia dhe Mali i Zi vajtojnë vdekjen e serbëve në Banjskë, mesazhe politike kundër Kosovës

Sport September 27, 2023 - 23:47

Huliganët e klubeve Olympiacos dhe Buduqnost, kanë vajtuar të mërkurën terroristët serbë të vrarë të dielën në Banjskë.

Tifo-grupi “Varvari” që shquhet për qëndrim proserb, ka paraqitur emrat e tre terroristëve të vrarë serbë.

Poshtë emrave të tyre këta huliganë kanë shkruar “lavdi heronjve”. “Varvari” është tkurrur në dhjetëra përkrahës në vitet e fundit, ndërsa edhe ndaj Llapit kishin bërë provokime të kësaj natyre.

Pas disa orësh edhe tifozët e Olimpiacosit kanë shfaqur një banerku  shkruhej: “Kosova është Serbi”.

Grupi i ultrasve “Gate 7” ishin ata që shfaqën këtë baner, ndërsa njihen për vëllazërinë e tyre me tifozët e Crvena Zvezdës.