A është ndeshja e fundit e Glihas si përzgjedhës i Kosovës? Slloveni nuk preferon të përgjigjet
Foto: Laura Hasani

A është ndeshja e fundit e Glihas si përzgjedhës i Kosovës? Slloveni nuk preferon të përgjigjet

Sport November 20, 2023 - 20:30

Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha, ka folur në konferencë për media, ku është pyetur edhe për kontratën e tij e cila skadon pas kësaj ndeshje.

Gliha ishte emëruar nga FFK vetëm për ndeshjet e mbetura të fazës së eliminatoreve për Euro 2024.

Ai ka thënë se nuk e di se a do të jetë përzgjedhës pas kësaj dhe se nuk e mendon.

“Nuk e di dhe nuk e mendoj për këtë. Vëmendja ime është tek ndeshja e së martës dhe për pjesën tjetër nuk dua të komentoj”, ka thënë Gliha.

Kosova dhe Bjellorusia do të përballen të martën nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.