Destani: Urime Kombëtares së Shqipërisë, kjo skuadër bëri krenar një komb të tërë

Destani: Urime Kombëtares së Shqipërisë, kjo skuadër bëri krenar një komb të tërë

Sport November 21, 2023 - 00:01

Lazim Destani ka uruar Kombëtaren e Shqipërisë për kualifikimin në Euro 2024.

Shqipëria sonte barazoi 0-0 ndaj Ishujve Faroe, teksa në ndeshjen ndaj Moldavisë e kishte siguruar kualifikimin në Euro 2024.

Pas ndeshjes, Destani ka uruar Kombëtaren, përmes një postimi në “Facebook”, teksa theksoi se kjo skuadër ka bërë krenar një komb të tërë. /Zëri

Postimi i plotë i Destanit: 

Urime skuadrës përfaqësuese të  Shqipërisë, me futbollistët e saj nga të gjitha trojet tona.

Me lojën e mrekullueshme që ka bërë gjatë gjithë ndeshjeve kualifikuese, kjo skuadër na ka bërë krenar një komb të tërë kudo që gjendemi.

E përgëzoj kombëtaren e Shqipërisë për kualifikimin e merituar dhe i uroj me zemër suksese në Euro 2024 në Gjermani!

Image
Image