Boksieri kosovar fiton ndeshjen e 15-të, mbetet i pamoshtur
Sport
November 26, 2023 - 14:33
Boksiri kosovar nga Obiliqi, Granit Shala, ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionalist.
27-vjeçari, të shtunën mbrëma fitoi meçin me boksierin Alexander Muller Von Berge, në kategorinë deri në 120 kg.
Shala e përfundoi ndeshjen para kohe, pasi e rrëzoi kundërshtarin në raundin e 6.
Boksieri nga Obiliqi ka një bilanc prej 15 fitoreve e asnjë humbje në boksin profesionalist.