Postecoglou shpreh jo i kënaqur me humbjen nga Aston Villa

Postecoglou shpreh jo i kënaqur me humbjen nga Aston Villa

Sport November 26, 2023 - 18:56

Tottenhami është mposhtur në shtëpi nga Aston Villa, në kuadër të xhiros së 13-të në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Tottenham Hotspur” përfundoi me rezultat 1-2.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Tottenhamit, Postecoglou ku u shpreh jo i kënaqur me humbjen.

“Jo i kënaqur me humbjen, por si trajner pashë shumë gjëra pozitive sot”, tha ai.

“Lojtarët bënë një punë të shkëlqyer duke luajtur ashtu siç duam të luajmë futboll, por bëhet fjalë për diferenca të mira. Është rezultat zhgënjyes, sigurisht”, përfundoi trajneri.

Pas kësaj humbjes, Totenhami bie në pozitën e pestë me 26 pikë, kurse Aston Villa ngritet në një pozitë më lartë me dy pikë më shumë. /Zëri