![Karateisti me prejardhje nga Kosova, i dyti në kampionatin zviceran](/uploads/zeri.info/images/2023/November/27/auto_Surseee1701077908.jpg)
Karateisti me prejardhje nga Kosova, i dyti në kampionatin zviceran
Sport
November 27, 2023 - 10:38
Karateisti me prejardhje nga Kosova Lorian Musa, është një nga fituesit në kampionatin nacional të Zvicrës.
Musa i cili vjen nga qyteti i Mitrovicës, garoj në kategorinë U14 deri në 39 kilogramë dhe u rendit i dyti.
Ai është i lindur dhe rritur në Zvicër, ku jeton dhe vepron bashkë me familjen e tij, në kantonin e Valaisit.
Loriani është aktiv në sportin e karatesë që nga mosha pesëvjeçare.
Që atëherë e deri më sot, djaloshi nga Kosova trajnohet nga trajneri i njohur zviceran Olivier Knupfet, i cili është kampion dhe ka 33 çmime ndërkombëtare.
Djaloshi trajnohet po ashtu nga trajnerja italiane, Iliana Bartolotta, e cila ka një bagazh të ndritur në karate.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2023/November/27/auto_Lorian-Musa1701077911.jpg)