![Faqja zyrtare e ATP Tour uron festën e Pavarësisë së Shqipërisë me një fotografi të flamurit “Autochtonous”](/uploads/zeri.info/images/2023/November/28/auto_atp-tour1-1130x6351701165068.jpg)
Faqja zyrtare e ATP Tour uron festën e Pavarësisë së Shqipërisë me një fotografi të flamurit “Autochtonous”
Faqja zyrtare e turneut më të madh të tenisit profesionist në botë, ATP Tour është përkujdesur ta urojë 28 nëntorin, festën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Sot (e martë), është 28 nëntori dhe kjo ditë përkon me festën e flamurit apo pavarësisë së Shqipërisë, e cila feston 111-vjetorin.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2023/November/28/auto_atp-tour1-1130x6351701165076.jpg)
Kjo ditë është festë e madhe ndër gjithë vendet shqipfolëse, por edhe për çdo shqiptarë mbarë botës.
Që festa të jetë më e bukur, më madhështore është përkujdesur edhe faqja zyrtare e ATP Tour.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2023/November/28/auto_atp-tour-11701165075.jpg)
Faqja zyrtare e turneut më të madh të tenisit profesionist në botë ka ndryshuar fotografinë e profilit dhe atë të kopertinës mëngjesin e sotëm.
Është flamuri i famshëm “Autochtonous” që është ngritur me dron mbi stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri të vlefshme për kualifikimet e Euro 2016.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2023/November/28/auto_atp-tour1701165076.jpg)
Megjithatë, ka dyshime të mëdha që faqja e ATP Tour është hakuar, pasi është “shumë e bukur për të qenë e vërtetë”. /Telegrafi
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2023/November/28/auto_atp-tour-21701165077.jpg)