Arsenali shkatërron Lensin, Real Madridi fiton në fund ndaj Napolit
Kanë përfunduar ndeshjet e Ligës së Kampionëve, të vlefshme për fazën e grupeve.
Arsenali ka shënuar një fitore të thellë ndaj Lensit në stadiumin “Emirates”.
Skuadra e Artetës ka “shkatërruar” atë të Franck Haises me rezultat 6-0.
Golat u shënuan nga Havetz, Jesus, Saka, Martinelli, Odegaardi dhe Jorginho.
Me këtë fitore, Arsenali siguron kualifikimin në fazën eliminim direkt, pasi ka 12 pikë si lidere e grupit, kurse Lensi mbetet i treti me pesë sosh.
Real Madrid – Napoli:
Real Madridi ka triumfuar me rezultat të ngushtë ndaj Napolit.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultat 4-2.
Golat për spanjollët u shënuan nga Rodrygo, Bellinghami, talenti i ri Paz Martinez dhe Joselu, kurse për italianët realizuan Simeone dhe Zambo Anguissa.
Në fakt, Real Madridi tashmë ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Championsit në ndeshjen e kaluar, dhe aktualisht grumbullon 15 pikë si lider, kurse Napoli është i dyti me shtatë pikë, kurse ndeshjen e fundit do ta zhvillojë me Bragën ku synon vetëm fitore që të sigurojë kualifikimin tutje. /Zëri