Notat e lojtarëve: Real Madrid 4-2 Napoli, Bellinghami ylli i ndeshjes

Notat e lojtarëve: Real Madrid 4-2 Napoli, Bellinghami ylli i ndeshjes

Sport November 29, 2023 - 23:37

Real Madridi ka triumfuar me rezultat të ngushtë ndaj Napolit.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultat 4-2.

Golat për spanjollët u shënuan nga Rodrygo, Bellinghami, talenti i ri Paz Martinez dhe Joselu, kurse për italianët realizuan Simeone dhe Zambo Anguissa.

Në fakt, Real Madridi tashmë ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Championsit në ndeshjen e kaluar, dhe aktualisht grumbullon 15 pikë si lider, kurse Napoli është i dyti me shtatë pikë, kurse ndeshjen e fundit do ta zhvillojë me Bragën ku synon vetëm fitore që të sigurojë kualifikimin tutje.

Në këtë ndeshje, më i miri ishte Jude Bellingham që u vlerësua me notën 9.0 nga sajti “Sofascore”, kurse më i dobëti doli të jetë mbrojtësi i Napolit Natan 6.1.

Në këtë sfidë, pjesë ishte edhefutbollisti kosovar, Amir Rrahmani që ishte titullar, teksa u vlerësua me notën 6.7. /Zëri

Vlerësimi i të gjithë futbollistëve:

Real Madrid:

Image

Napoli:

Image