Asnjë zyrtar i FFK-së në zbulimin e shtatores së Erion Kajtazit

Asnjë zyrtar i FFK-së në zbulimin e shtatores së Erion Kajtazit

Sport December 03, 2023 - 16:20

Sot është bërë zbulimi i shtatores së Erion Kajtazit nga klubi i Trepçës’89.

Shtatorja e ish-reprezentuesit të grupmoshave të Kosovës u vendos pranë stadiumit që mban emrin e tij tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë. 

Nga shumë pjesëmarrës në këtë ceremoni, munguan zyrtarë nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Kjo e ka befasuar kryetarin e Trepçës’89, Abedin Zekën, i cili tha se është dashur të vijë dikush nga shtëpia e futbollit kosovar.

“Ju kemi bërë ftesë zyrtare qysh para një jave. Kryetari Agim Ademi na ka njoftuar që nuk mund të marrë pjesë në ceremoni për shkak të udhëtimeve të tij jashtë shtetit. Ne kemi kërkuar që të marrë pjesë ndonjë anëtar, sekretari, nënkryetarët apo dikush sepse kemi planifikuar që të mbajnë një fjalim edhe federata, pasi Erioni ka qenë edhe pjesë e kombëtares. Kemi qenë të zhgënjyer. Them të drejtën ka qenë një masë bukur e madhe. Kanë qenë ministrat, kanë qenë deputetë, kryetarët e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, drejtorët e shkollës, drejtorët e Rinisë, Sportit dhe Kulturës. Kanë qenë shumë fytyra publike. Por ne që mirremi me sportin, ne duhet t’i japim vëmendje pak më shumë, që rinisë t’i japim një shembull. Kam qenë i befasuar për vete. Jo vetëm unë, por kanë qenë të befasuar edhe ministrat, kryetarët. U shtrua pyetja s’sishte askush? Kemi kërkuar dikush nga Federata, me pru një buqetë me lule, me mbajt një fjalim, dy-tri fjali t’i thotë për shkak të qyetit, familjes së tij, të ndjerit që ka kontribuar për sportin. Ndoshta ka qenë ditë vikendi, ia kanë kushtuar familjes. Arsyen nuk e di. Kjo u diskutua menjëherë pas ceremonisë. Disa mendojnë për inati. Unë nuk kam inati me federatën. Ne i kemi ftuar zyrtarisht. Arsyen pse nuk kanë ardhur duhet ta japin ata”, u shpreh Zeka për Gazetën Express.