Chelsea mposht Brightonin
Chelsea është rikthyer te fitorja në Premierligë, pasi paraprakisht regjistroi dy ndeshje radhazi pa fitore.
Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino triumfoi sot ndaj Brighton Hove & Albion, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-t në ligën angleze.
Ndeshja e zhvilluar në “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 3:2.
Enzo Fernandez (17’, 65’ penallti) dhe Levi Colwill (21’) shënuan golat e fitores për vendasit.
Golat për skuadrën mysafire u shënuan nga Facundo Buonanotte (43’) dhe Joao Pedro (90+2’).
Vlen të theksohet se “Blutë” luajtën me një futbollit më pak nga minuta e 45-të, kur nga ndeshja me kartonin e dytë të verdhë u përjashtua Conor Callagher.
Armando Broja u aktivizua edhe sonte. Sulmuesi shqiptar luajti nga minuta e 81-të.
Chelsea pas kësaj fitore ka 19 pikë dhe renditet në pozitën e dhjetë në tabelë.
Brightoni është i teti me 22 pikë.