Raundi i tretë i FA Cup sjell derbin Arenal – Liverpool

Raundi i tretë i FA Cup sjell derbin Arenal – Liverpool

Sport December 03, 2023 - 18:03

Ka përfunduar shorti i raundit të tretë në FA Cup, me Arsenalin që pret Liverpoolin në kryendeshjen e kësaj xhiroje.

Lideri i Premier Leagues së Anglisë, Arsenali, do të luajë kundër tetë herë fituesit të Kupës FA, Liverpoolit, në raundin e tretë të kësaj gare që pritet të jetë përballja më emocionuese e këtij raundi.

Kampioni në fuqi i FA Cup, Manchester City do të presë Huddersfield Town, ndërsa finalisti tjetër Manchester United do të përballet me Wigan Athletic.

Ekziston edhe një derbi tërheqës në veri-lindje, ndërsa Newcastle United udhëton drejt Sunderlandit.

Raundi i tretë i kompeticionit është i pari në të cilin marrin pjesë ekipet e Premier League dhe Championship.

Raundi i parë i vërtetë, faza ku hyjnë skuadrat e Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë, filloi më 4 nëntor, ndërsa raundi i dytë do të zhvillohet këtë fundjavë.

Raundi i tretë i FA Cup do të zhvillohet gjatë fundjavës 6-7 janar, ndërsa raundi i katërt në fundjavën 27-28 janar.

Shorti i plotë i raundit të tretë të FA Cup:

Luton Town vs Bolton Wanderers

Shrewsbury Town vs Wrexham ose Yeovil Town

Arsenal vs Liverpool

Stoke City vs Brighton & Hove Albion

Norwich City vs Crewe Alexandra ose Bristol Rovers

West Ham United vs Bristol City

Tottenham Hotspur vs Burnley

Fulham vs Rotherham United

West Bromwich Albion vs Aldershot Town ose Stockport County

Southampton vs Alfreton Town ose Walsall

AFC Wimbledon ose Ramsgate vs Ipswich Town

Peterborough United vs Leeds United

Millwall vs Leicester City

Watford vs Chesterfield ose Leyton Orient

Sunderland vs Newcastle United

Sheffield Wednesday vs Cardiff City

Crystal Palace vs Everton

Middlesbrough vs Aston Villa

Nottingham Forest vs Blackpool ose Forest Green Rovers

Wigan Athletic vs Manchester United

Manchester City vs Huddersfield Town

Blackburn Rovers vs Cambridge United

Gillingham vs Sheffield United

Swansea City vs Morecambe

Chelsea vs Preston North End

Queens Park Rangers vs Bournemouth

Coventry City vs Oxford United

Brentford vs Wolverhampton Wanderers

Plymouth Argyle vs Sutton United

Maidstone United vs Stevenage ose Port Vale

Newport County ose Barnet vs Eastleigh ose Reading

Hull City vs Birmingham City.