Përballje interesante në elitën e basketbollit
Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 12-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja e parë e kësaj jave do të zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, ku të dy skuadrat janë në formë të lartë. Therandasit në gjashtë ndeshjet e fundit kanë pesë fitore, kurse kuqezinjtë në shtatë ndeshjet e fundit kanë gjashtë fitore. Tani të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore e pesë humbje, duke kërkuar fitoren e shtatë në këtë edicion.
Dueli i dytë i së shtunës është ndërmjet skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimit dhe Sigal Prishtinës. Prizrenasit kanë katër fitore e shtatë humbje, kurse prishtinasit gjashtë fitore e pesë humbje.
Të dielën Istogu do të ndeshet me Pejën. Istogasit kanë një fitore e dhjetë humbje, ndërsa kampionët e Kosovës tani renditen në vendin e dytë me tetë fitore e tri humbje.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është ndërmjet Trepçës dhe Proton Cable Prizrenit. Mitrovicasit janë në vendin e parë me nëntë fitore e dy humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore e shtatë humbje. /Zëri
Prince Caffe Superliga - java e 12-të
E shtunë
17:00 Golden Eagle Ylli - Vëllaznimi
19:00 Bashkimi - Sigal Prishtina
E diel
17:00 Istogu - Peja
19:00 Trepça - Proton Cable Prizreni.