FC Dinamo mposht Vushtrrinë dhe kalon tutje në Kupën e Kosovës

FC Dinamo mposht Vushtrrinë dhe kalon tutje në Kupën e Kosovës

Sport December 08, 2023 - 14:06
Lajmet e fundit nga Sporti

Ka përfunduar ndeshja e fundit për fazën e 1/16-tës në kuadër të Kupës së Kosovës.

Në program ishte sfida Dinamo – Vushtrria, ku skuadra vendase arriti të fitojë me rezultat minimal, duke kaluar në fazën 1/8-tës.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin me bar sintetik në Ferizaj përfundoi me rezultat 1-0.

Golin e fitores arriti ta shënojë Drilon Sadiku në minutën e 76-të.

Ndërkohë, kujtojmë se skuadrat e kualifikuar deri më tani në fazën 1/8 të Kupës së Kosovës janë këto: Prishtina, Vjosa, Suhareka, Drita, Ballkani, Feronikeli ’74, Dukagjini, Prishtina, Llapi, Gjilani, Malisheva, 2 Korriku, Vëllaznimi, Trepça ’89 dhe Rilindja dhe së fundmi u është bashkangjitur edhe Dinammo. /Zëri