Vajzat U-19, Dardanet mësojnë rivalet e rrethit të dytë në Ligën B

Vajzat U-19, Dardanet mësojnë rivalet e rrethit të dytë në Ligën B

Sport December 08, 2023 - 15:06
Lajmet e fundit nga Sporti

Sot në selinë e UEFA-s në Nyon është bërë tërheqja e shortit edhe për rrethin e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024 për vajza për grup-moshën nën 19 vjeç, njofton Federata e Futbollit e Kosovës, transmeton “Zëri”.

Kombëtarja e Kosovës U-19, e udhëhequr nga Albina Rrahmani, do të marrë pjesë në Ligën B të këtyre kualifikimeve, derisa në shortin e sotëm është përfshirë në Grupin B3, ku bëjnë pjesë edhe Izraeli, Gjibraltari dhe Luksemburgu.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në pranverë, derisa vendi nikoqir pritet të vendoset javën e ardhshme nga UEFA. /Zëri

Image