Gjokoviqi “merr në thu” në pikë të “rrafshit”, për pak sa s’rrëzohet duke zbritur nga vetura [video]

Gjokoviqi “merr në thu” në pikë të “rrafshit”, për pak sa s’rrëzohet duke zbritur nga vetura [video]

Sport December 08, 2023 - 15:09
Lajmet e fundit nga Sporti

Përveç si tenist nacionalist serb, Novak Gjokoviq duket se jashtë sportit është edhe i pavëmendshëm në disa raste.

I tillë është rasti edhe në një video të shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale, ku shihet Gjokoviqi duke zbritur nga vetura e që shmangu një lëndim.

Gjatë zbritjes nga vetura, tenisti famëkeq serb Gjokoviqi nuk e vendosi hapin siç duhet, andaj ishte shumë afër të rrëzohej në tokë.

Pas kësaj, Gjokoviqi u mundua ta kthente në shaka, duke iu drejtuar me buzëqeshje disa prej të pranishmëve rreth tij.

Pak kohë më parë, ekipi i tenistëve nga Serbia, me në krye Gjokoviqin, provokoi rëndë duke u paraqitur në një turne madhor me këngë nacionaliste serbe, në vargjet e së cilës përmendej Prizreni.

Më poshtë mund të shikoni pamjet e momentit për të cilin bëhet fjalë: