Ten Hag dhe Maguire, më të mirët e nëntorit në Premierligë

Ten Hag dhe Maguire, më të mirët e nëntorit në Premierligë

Sport December 08, 2023 - 15:17
Lajmet e fundit nga Sporti

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit nëntor në Premierligë.

Tri ndeshje dhe tri fitore pa pranuar gol ishin statistikat e klubit që ai drejton përgjatë muajit nëntor.

E lojtari që është nën urdhrat e tij, Harry Maguire, është shpallur futbollisti i muajit maj në Premierligë.

Mbrojtja e Manchester Unitedit ishte shumë e fortë, duke mos pranuar gol gjatë nëntorit në elitën e futbollit anglez.