Tucheli flet për nënshkrimin me Bryan Zarazogën

Tucheli flet për nënshkrimin me Bryan Zarazogën

Sport December 08, 2023 - 15:41
Lajmet e fundit nga Sporti

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, ka folur për nënshkrimin e ri, Bryan Zaragoza.

Bavarezët ditë më parë arritën t’i sigurojnë shërbimet e talentit të ri 22-vjeçar.

Për këtë nënshkrim ka folur trajneri, i cili u shpreh shumë i lumtur.

“Ne kemi nënshkruar me një lojtar shumë të ri dhe shumë të uritur”, tha Tucheli.

“Ai është një driblues i mirë, shumë i fortë në situatat 1v1. Bryani gjithashtu ka shumë vetëbesim dhe shumë uri. Jemi të lumtur që ai po na bashkohet”, vazhdoi ai.

Bayerni arriti ta transferojë Zaragozën prej 15 milionë eurosh në një kontratë deri më 30 qershor të vitit 2029. /Zëri