Man Utd po mendon për Zidanen për ta zëvendësuar Ten Hagun

Man Utd po mendon për Zidanen për ta zëvendësuar Ten Hagun

Sport February 28, 2024 - 11:51
Lajmet e fundit nga Sporti

Manchester United është duke e kaluar një sezon dëshpërues, pasi e sheh veten në vendin e gjashtë në renditjen e Premierligës dhe i eliminuar nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.

Madje, pozita aktuale në tabelën e kampionatit anglez mund ta lë gjigantin anglez pa pjesëmarrje në Champions në edicionin e ardhshëm.

Aston Villa, e katërta në tabelë, është 8 pikë përpara “Djajve të Kuq”.

E këta të fundit gjatë verës po planifikojnë të bëjnë ndryshime të mëdha.

Në shënjestër është edhe trajneri Erik Ten Hag, gjithnjë e më shumë në dyshim e ardhmja e tij.

Për këtë, mediat angleze raportojnë se klubi nga “Old Trafford” po mendon qysh tash për pasuesin e trajnerit holandez.

Sipas “Footballmercato.net, prej opsioneve të ndryshme për të përfunduar në bankinën e ekipit anglez është edhe Zinedine Zidane, i cili është duke pushuar qe tri vjet pas eksperiencës së vetme dhe të suksesshme me Real Madridin.

Zizou ka fituar gjithçka me “Los Blancos”, duke i përfshirë këtu dy tituj në La Liga, dy Superkupa të Spanjës, dy Superkupa të Evropës, dy Botërorë të Klubeve dhe mbi të gjitha, tri herë radhazi Ligën e Kampionëve.

E pikërisht në një intervistë të dhënë së fundmi, legjenda franceze e la të hapur mundësinë që të rikthehet, mbi të gjitha në kampionatin italian.

“Pse jo? Nuk i dihet kurrë. Tash nuk jam duke punuar si trajner, por pse jo…”. /Express