Pochettino flet për thashethemet e largimit të tij nga Chelsea

Pochettino flet për thashethemet e largimit të tij nga Chelsea

Sport February 28, 2024 - 12:52
Lajmet e fundit nga Sporti

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, më në fund ka adresuar thashethemet për largimin e tij nga klubi nëse ata nuk arrijnë të sigurojnë një vend evropian sezonin e ardhshëm.

Duke folur me gazetarët, argjentinasi tha: “Kush e tha këtë? A është thënë kjo nga drejtorët sportivë dhe pronarët? Jo. Nuk më kujtohet, nuk e mbaj mend”.

Chelsea nuk po arrin të gjejë formën e mirë nën drejtimin e Pochettinos, ku së fundmi u eliminua nga Kupa Carabao nga Liverpooli me rezultat 1-0.

Aktualisht, Blutë gjenden jashtë zonës së Ligës së Kampionëve, në vendin e 11-të me 35 pikë. /Zëri