Mbappe mohon marrëveshjen me Real Madridin

Mbappe mohon marrëveshjen me Real Madridin

Sport February 28, 2024 - 15:13
Lajmet e fundit nga Sporti

Kylian Mbappe ka mohuar thashethemet që e lidhin atë se francezi ka arritur marrëveshje me Real Madridin.

Kohët e fundit është raportur se të dy palët tashmë kanë firmosur kontratat, dhe se janë vetëm duke pritur se si do të rrjedhojë situata e PSG-së në Ligën e Kampionëve.

I ftuar në Elysee të martën mbrëma për darkën e dhënë nga Presidenti i Republikës për nder të Emirit të Katarit, pronari i PSG-së, Nasser Al- Khelaifi, dhe Kylian Mbappe, duke u larguar nga kryeqyteti, nuk i ka shpëtuar pyetjeve për të ardhmen e tij.

Sipas disa dëshmitarëve, sulmuesi nuk i ka shpëtuar pyetjeve për të ardhmen e tij. Bashkëbiseduesve ai iu përgjigj duke u shpjeguar se nuk po bëhet asgjë, raporton “RMC Sport”, transmeton “Zëri”.

Në darkë ishin të ftuar edhe elita e sportit francez (Amelie Oudea-Castera, Philippe Diallo, president i FFF-së, Vincent Labrune, shefi i LFP-së, etj.)

Në anën tjetër, Mbappe aktualisht ka kontratë të vlefshme me parisienët deri më 30 qershor të këtij viti me opsion të një viti tjetër. /Zëri