Ra pa ndjenja gjatë ndeshjes, kjo është gjendja shëndetësore e baskebollistit të Bashkimit

Ra pa ndjenja gjatë ndeshjes, kjo është gjendja shëndetësore e baskebollistit të Bashkimit

Sport March 02, 2024 - 22:39

Një ngjarje shqetësuese ndodhi sonte gjatë ndeshjes, Bashkimi – Golden Eagle Ylli, e vlefshme për Superligën e Kosovës në basketboll.

Basketbollisti i Bashkimit, Terrance Ferguson kishte probleme shëndetësore dhe ka rënë pa ndjenja në tokë.

Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë, duke e larguar me barrelë nga palestra, teksa i dhanë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ferguson duket se ka evituar më të keqën të mundshme.

Basketbollisti amerikan u rikthyer sërish në ndeshje.

Tifozët e pranishëm gjithashtu i dhanë përkrahje atij duke brohoritur emrin e tij, pasi Fergusoni u rikthye në palestër pak minuta pasi qëndroi jashtë saj.