Kurti përgëzon Kosovën U-18 për kualifikim në Botëror

Kurti përgëzon Kosovën U-18 për kualifikim në Botëror

Sport March 03, 2024 - 17:01

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll (vajzat) është kualifikuar për në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në gusht në Kinë.

Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16.

E për këtë sukses historik shkroi edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

“Kosova në Botëror! Vajzat tona hendbolliste në U-18, sot u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, që u zhvillua gjatë këtyre ditëve në Uzbekistan. Me katër fitore të njëpasnjëshme, ato arritën suksesin historik të Kosovës duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2024. Shumë urime dhe shumë sukese në rrugëtimin e botërorit”, shkroi Kurti në Instagramin e tij.

Image