Derbi i Manchesterit i takon Cityt, Citizens fitojnë me përmbysje ndaj Unitedit

Derbi i Manchesterit i takon Cityt, Citizens fitojnë me përmbysje ndaj Unitedit

Sport March 03, 2024 - 18:36

Manchester City ka arritur të fitojë në derbin ndaj Unitedit, në kuadër të xhiros së 27-të në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Etihad” përfundoi me rezultat 3-1.

Fillimisht në epërsi kaluan “Djajtë e Kuq” përmes Rashfordit në minutën e tetë, teksa Foden arriti ta barazoi rezultatin në minutën e 56-të.

Përmbysja e rezultatit erdhi nga pikërisht nga Fodeni në minutën e 80-të, kurse Haalandi realizoi edhe golin e tretë për Citizens (90+1’). 

Me këtë fitore, City e sheh vetën në vendin e dytë me 62 pikë kurse Unitedi i gjashti me 44 sosh. /Zëri