Guardiola tregon se si shpartalluan Man Unitedin me zbulimin e taktikës së thjeshtë të Ten Hagut

Guardiola tregon se si shpartalluan Man Unitedin me zbulimin e taktikës së thjeshtë të Ten Hagut

Sport March 03, 2024 - 19:43

Pep Guardiola është shprehur shumë i lumtur me fitoren 3-1 të Manchester Cityt përballë Manchester United në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.

Citizens e humbën pjesën e parë, por në të dytën ia dolën të shënonin tri gola.

“Të mos fitosh nuk do të ishte mirë, por ne e përputhim rezultatin me performancën dhe është vërtet mirë”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes.

“Ne filluam shumë mirë, por pas shtatë minutash dhe topit të parë të gjatë nuk ishim në vijën e duhur. Ne ishim pak më të shqetësuar në pjesën e parë në të tretën e fundit, por po, ishte një lojë vërtet e mirë”.

“Ata janë një ekip i ndërtuar për tranzicionet dhe mund të të vrasin në to. Kjo është arsyeja pse ju nuk duhet ta humbni atë. Nëse ne sulmojmë jo në një pozicion të mirë, ata mund të bëjnë tranzicione të mira dhe të shënojnë një gol të dytë dhe ta bëjnë më të vështirë”, shtoi trajneri i kampionit në fuqi.

Për sfidën e titullit: “Ka të bëjë me ne. Ne nuk mund të kontrollojmë atë që bëjnë Liverpooli apo Arsenali, Aston Villa apo pretendentët e tjerë, ka të bëjë me ne. Ne bëjmë atë që duhet të bëjmë për të fituar sot, të mërkurën dhe të dielën e ardhshme. Ky ekip është legjendar”.

“A do ta fitojmë? Nuk e di. Sot kemi më shumë pikë në këtë fazë se sezonin e kaluar. Ndryshimi është se Liverpooli ka, nuk e di sa pikë më shumë se kjo fazë sezonin e kaluar. Kur kundërshtari sillet si kjo, çfarë të them, urime deri tani. Ne do të vazhdojmë të fitojmë ndeshje pas ndeshje”, shtoi më tej Guardiola. /Telegrafi/