Marotta njofton se do të largohet nga Interi

Marotta njofton se do të largohet nga Interi

Sport March 23, 2024 - 17:48

Drejtori me ndikim i Interit, Beppe Marotta, bëri një njoftim surprizë ditën e sotme, duke zbuluar se ai do të largohet nga pozicioni i tij në fund të kontratës, në mënyrë që të fokusohet në punën me lojtarët më të rinj.

Drejtori ekzekutiv i Interit, i cili gjithashtu kaloi tetë vjet në të njëjtin pozicion me Juventusin midis 2010 dhe 2018, njoftoi se do të largohet në vitin 2027. Duke qenë se ai u emërua në vitin 2019, ai do të ketë kaluar të njëjtën kohë si CEO i të dy klubeve italiane,

“Kur të përfundojë kontrata ime me Interin, unë do të tërhiqem për t’u fokusuar te të rinjtë”, tha Marotta gjatë një bisede në “Sala Montanari” në Varese.

“Sektori i të rinjve është pasuria më e madhe e çdo klubi. Jam gjithnjë e më i bindur se është e gabuar t’i bësh të rinjtë të paguajnë për sportin. Duhet të jetë falas. Në këtë mënyrë, ai bëhet i aksesueshëm edhe për familjet më të varfra dhe shpesh këtu gjenden xhevahiret e fshehura”, shtoi Marotta.

Nën drejtimin e Marottas deri tash vlen të përmendet se Interi fitoi titullin e kampionit në Serie A dhe gjithashtu arriti në finalen e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar.