Ukraina mposht Islandën dhe siguron një vend në Euro 2024

Ukraina mposht Islandën dhe siguron një vend në Euro 2024

Sport March 26, 2024 - 23:09

Ukraina ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet këtë verë në Gjermani.

Kombëtarja e drejtuar nga Serhiy Rebrov triumfoi sonte me përmbysje ndaj Islandës, në finalen e “Play-Offit” për kualifikim në Evropian.

Ndeshja e zhvilluar në “Tarczynski Arena” përfundoi me rezultatin 2:1.

Viktor Tsygankov (54’) dhe Mykhailo Mudryk (84’) realizuan golat e fitores për ukrainasit.

Golin e vetëm për Islandën e shënoi Albert Gudmundsson (30’).

Ukraina do të jetë pjesë e Grupit E në Kampionatin Evropian, bashkë me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë.