Në fundjavë rikthehet Albi Mall Superliga
Sport
March 29, 2024 - 12:00
Lajmet e fundit nga Sporti
Pas ndeshjeve miqësore të kombëtareve, tani futbolli rikthehet në nivel klubi, ku Albi Mall Superliga rikthehet këtë vikend në aksion me xhiron e 27-të në program.
Dy ndeshje do të zhvillohen në ditën e shtunë, kurse tri të tjera në ditën e diel.
Kampioni në fuqi Ballkani i shkon Prishtinës, kurse Drita i shkon Malishevës.
Në anën tjetër, Llapi e pret Lirinë, Feronikeli ’74 Fushë-Kosovën, kurse Dukagjini i shkon Gjilanit.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00. /Zëri