Kosova me nëntë boksierë në Evropianin e Boksit, Dardanët kërkojnë të paraqiten me simbole shtetërore në Serbi

Kosova me nëntë boksierë në Evropianin e Boksit, Dardanët kërkojnë të paraqiten me simbole shtetërore në Serbi

Sport March 29, 2024 - 15:40
Lajmet e fundit nga Sporti

Kombëtarja e Kosovës në boks ka paraqitur tetë boksierë dhe një boksiere për Kampionatin Evropian për senior në Beograd - Serbi.

Federata e boksit më 29.02.2024 ka dërguar letër zyrtare Federatës ndërkombëtare IBA, Federatës Evropiane EUBC, Federatës së boksit të Serbisë, ku ishin të informuar dhe Ministria e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit MKRS, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ku FBOXK-ja ka kërkuar të zbatohen masa dhe udhëzime strikte që garantojnë mundësi të barabarta për të gjithë sportistët, pavarësisht nga gjinia, kombësia ose çdo karakteristikë tjetër që mund të jetë bazë për diskriminim, të lejohet Përfaqësimi i Kombëtares me uniforma dhe embleme të Republikës së Kosovës si të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

Ekipi i paraqitur kishte këtë përbërje: 1.Boxer 54 kg. Bashkim Bajoku 2. Boxer 60 kg. Lorent Murati 3.Boxer 67 kg. Shpetim Bajoku 4. Boxer 71 kg. Patriot Behrami 5. Boxer 75 kg. Jozef Rrasi 6. Boxer 86 kg. Taulant Jakupi 7. Boxer 92 kg. Donat Syla 8. Boxer +92 kg. Shpejtim Shabani Women……………………………………………… 9. Boxer 60 kg. 10. Coach-Musli Zymberi 11. Coach Faton Xhakli 12. Coach Marjola Sallauka 13. Referee Latif Demolli.