Atletico Madridi fiton me përmbysje ndaj Gironas

Atletico Madridi fiton me përmbysje ndaj Gironas

Sport April 13, 2024 - 16:06

Atletico Madridi ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Gironas në kuadër të xhiros së 31-të në La Liga.

Skuadra e Simeones triumfoi me rezultat 3-1 në stadiumin “Civitas Metropolitano”.

Golat për Madridin i shënuan Griezmanni dy (34’, 50’) dhe Correa (45+6’), kurse për Gironën realizoi Dovbyk (4’).

Me këtë fitore, Atletico është i katërti në tabelë me 61 pikë kurse Girona në një pozitë më lart me 64 sosh. /Zëri