Hendboll: Kosova në grup me Francën, Brazilin e Indinë

Hendboll: Kosova në grup me Francën, Brazilin e Indinë

Sport April 13, 2024 - 16:28

 

Është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror për hendbollistet e reja (U18) që gjatë gushtit mbahet në Kinë. Kombëtarja e Kosovës është vendosur në grupin D së bashku me Francën, Brazilin e Indinë, njofton Federata e Hendbollit e Kosovës, transmeton "Zëri".

Derisa Franca e Brazili janë kombëtare cilësore, vajzat tona rastin do ta kërkojnë ndaj Indisë, e më pas në ndeshjet për plasman.

Botërori, që për Kosovën është historik, mbahet prej 14 deri më 25 gusht.

Paraqiten 32 Kombëtare të hendbollisteve të reja. Është hera e parë që një kombëtare e Kosovës në konkurrencë të femrave në sportet ekipore u kualifikua në Botëror. /Zëri