Drita dhe Ballkani fitojnë, Prishtina mposhtet nga Gjilani
Kanë përfunduar tri ndeshjet e Albi Mall Superligës në kuadër të xhiros së 29-të.
Drita ka arritur të shënojë fitore ndaj Lirisë. Ndeshja e zhvilluar në Gjilan përfundoi me rezultat 4-2.
Golat u shënuan nga Meris Maliqi (8’), Blerim Krasniqi (49’,) autogol Luturim Domi (57’) dhe Albert Dabiqaj (84’) kurse për Lirinë shënuan Arber Basha (74’) dhe
Me këtë fitore, Drita e sheh vetën në vendin e dytë me 57 pikë, kurse Liria e fundit me dhjetë gjithsej.
Fitore ka shënuar edhe Ballkani me rezultat minimal 1-0 ndaj Feronikelit ‘74. Golin e fitore e shënoi Nazmi Gripshi nga penalltia në minutën 22-të.
Me këtë fitore, Ballkani vazhdon në krye të tabelës me 59 pikë kurse Feronikeli ‘74 mbetet në vendin e tetë me 30 sosh.
Prishtina është mposhtur nga Gjilani me rezultat 1-2.
Golin për kryeqytetasit e shënoi Nimani (61’), kurse për gjilanasit realizuan Shabani (57’) dhe Germizaj (81’).
Pas kësaj humbje, Prishtina mbetet në vendin e pestë me 49 pikë kurse Gjilani është i shtati me 33 sosh. /Zëri