Zyrtare: Nagelsmanni rinovon kontratën me Kombëtaren e Gjermanisë

Zyrtare: Nagelsmanni rinovon kontratën me Kombëtaren e Gjermanisë

Sport April 19, 2024 - 14:00
Lajmet e fundit nga Sporti

Julian Nagelsmann ka rinovuar kontratën me Kombëtaren e Gjermanisë.

Muajin e kaluar trajneri gjerman u shkarkua nga Bayern Munich, duke i hapur rrugën Thomas Tuchelit për të marrë përsipër zëvendësimin e tij në “Allianz Arena”.

Sipas “Bild”, Nagelsmanni ka vendosur të vazhdojë me Kombëtaren gjermane dhe të nënshkruajë deri në vitin 2026, që do të thotë se ai do të hartonte planin e tyre taktik për Kupën e Botës.

Nën drejtimin e Nagelsmannit, Kombëtarja gjermane ka treguar shenja premtuese të ringjalljes.

Pas vazhdimit të kontratës, trajneri 36-vjeçar theksoi se ky është vendim i zemrës.

“Ky është një vendim i zemrës. Është një nder i madh të jesh në gjendje të stërvitesh kombëtaren dhe të punosh me lojtarët më të mirë në vend. Me paraqitjet e suksesshme dhe pasionante kemi mundësinë të frymëzojmë një vend të tërë, gjithashtu dy fitoret kundër Francës dhe Holandës në mars më prekën vërtet. Ne duam të luajmë një Euro të suksesshme në shtëpi së bashku… atëherë me të vërtetë mezi pres sfidën e një Kupe Botërore së bashku me stafin tim stërvitor”. /Zëri