Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për El Clasico

Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për El Clasico

Sport April 20, 2024 - 14:42

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për derbin me Barcelonën që luhet të dielën (21 prill).

El Clasico do të zhvillohet në kuadër të javës së 32-të në La Liga dhe fillon nga ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Skuadra madrilene synon të fitojë në këtë derbi dhe ta rris diferencën në pikë në 11 pikë, pasi aktualisht janë lider me 78 pikë, tetë më shumë se Barcelona.

Katalunasit janë aktualisht në një periudhë zhgënjyese, pas eliminimit që u ndodhi nga Paris Saint-Germain në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në anën tjetër, Los Blancos janë shumë të motivuar që eliminuan Manchester Cityn në Etihad dhe do të synojnë të tregojnë formën e tyre fantastike edhe ndaj rivalit të tyre të përjetshëm. /Telegrafi/

Image