Drejtori i Dritës: Në Suharekë pas lojës u sulmuam fizikisht, jemi të habitur dhe të shokuar

Drejtori i Dritës: Në Suharekë pas lojës u sulmuam fizikisht, jemi të habitur dhe të shokuar

Sport April 20, 2024 - 17:47

Në Suharekë u zhvillua derbi i madh për titull kampioni mes Ballkanit dhe Dritës, i cili përfundoi 2:2.

Ishte ndeshje shumë e bukur dhe e luftuar, ndërsa pati edhe fund dramatik.

Por, pas ndeshjes duket se ka pasur përleshje fizike. 

Drejtori i Dritës, Feti Murseli rrëfen për "Express" se janë sulmuar fizikisht rrugës për në dhomat e zhveshjes.

“Idriz Hajrizi me 3-4 vetë të tjerë na dolën në rrugën e ngushtë për me shku në zhveshtore dhe ju mësynë trajnerit dhe lojtarëve tanë, nuk kishim kah të shkonim. Na sulmuan fizikisht, dikush prej nesh ka hongër grushte. Për fat qëlloi policia speciale dhe na ndau prej sulmuesve. Jemi ende ne zhveshtore duke prit me u nis. ëËshtë e çuditshme, nuk e kemi prit këtë pritje të tyre. Imagjinoni se çka paska pas me ndodh nëse kishim fitu na. Por, mend për tjera herë, nuk perfundon me kaq, kemi ndeshje në të ardhmen me ta. Jemi të shokuar”, tregoi Murseli.