Djali i Driton Kukës, Joni e fiton medaljen e parë në gara zyrtare
Sport
April 20, 2024 - 19:31
Jon Kuka ka shkëlqyer në Kupën Evropiane për shpresa U15.
Djali i trajnerit Driton Kuka fitoi medaljen e parë në gara zyrtare në turneun që u zhvillua në Sarajevë.
Kuka u shpreh i lumtur me këtë paraqitje dhe vlerësoi edhe trajnerët Majlinda Kelmendi dhe Fatos Tabaku.
Postimi i plotë i Driton Kukës, pa ndërhyrje:
Për miqtë e vërtetë …
Një lajm i mirë për Kosoven nga Sarajeva!
Jon Kuka 46 kg
Medalja e parë në gara zyrtare!
Kupa Evropiane për Shpresa U15
Ndjenjë e mirë e veçantë që Majlinda e Fatosi si ish garues të mi sot po fillojnë të më kthejnë borxhin me medalje me nxënësin e tyre ,djalin tim Jonin!