![Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet](/uploads/zeri.info/images/2024/April/23/auto_IMG_96781713882038.jpeg)
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet
Real Madridi ka njoftuar tashmë çmimin e biletave për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Los Blancos dhe Bavarezëve do të zhvillohet në Allianz Arena më 30 prill, ndërsa ajo kthyese në Santiago Bernabeu më 8 maj.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/April/23/auto_IMG_96791713882059.jpeg)
Për ndeshjen e dytë në Spanjë, Real Madridi ka hedhur në shitje biletat dhe tashmë janë mësuar çmimet e tyre.
Biletat për publikun e gjerë variojnë nga 88 euro për më të lirat, në amfiteatrin e katërt të tribunës veriore dhe jugore, deri në 445 euro në tribunat e anës lindore dhe perëndimore.
Tifozët do të mund të blejnë biletën e tyre përmes faqes së internetit të klubit duke filluar nga 30 prilli i këtij muaji.
Më parë, më 25 prill, Real Madridi hap afatin e fundit për abonentët e interesuar për të blerë vendin e tyre për ndeshjen kundër Bayernit. /Telegrafi
Këto janë çmimet e biletave:
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/April/23/auto_IMG_96801713882060.jpeg)
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/April/23/auto_IMG_96811713882061.jpeg)
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/April/23/auto_IMG_96821713882061.jpeg)
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/April/23/auto_IMG_96831713882062.jpeg)