Hadergjonaj lë gjurmë në fitoren e thellë të Alanyaspor përballë Istanbulspor

Hadergjonaj lë gjurmë në fitoren e thellë të Alanyaspor përballë Istanbulspor

Sport April 28, 2024 - 17:41

Florent Hadegjonaj kishte një paraqitje fantastike në fitoren e thellë të Alanyaspor ndaj Istanbulspor me rezultat 6-0 në kuadër të javës së 34-të në Superligën e Turqisë.

Reprezentuesi i Kosovës asistoi te goli i gjashtë i realizuar nga Oguz Aydin në minutën e 90+3-të, për të kompletuar fitoren e thellë.

Hadergjonaj në këtë takim luajti plotë 90 minuta, ndërsa kishte edhe një ndërhyrje në top dhe dy gjuajtje të bllokuara.

Ai arriti të fitonte dy nga pesë duelet, ndërsa arriti 60 pasime të sakta nga 71 të tentuara, me një saktësi 85 për qind.

Hadergjonaj po ashtu kishte edhe një pasim kyç dhe një shans të krijuar për gol.

Deri më tani në këtë sezon, lojtari kosovar ka arritur të shënojë dy gola dhe të asistojë në tre të tjerë. /telegrafi