PSG-ja shpallet kampione për herë të 12-të në Francë
Sport
April 28, 2024 - 22:42
Paris Saint-Germaini edhe zyrtarisht është kampion në Ligue 1 edhe për sezonin 2023/24.
Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique e siguroi matematikisht sonte titullin, tri xhiro para fundit të sezonit.
Kjo i erdhi si dhuratë parisienëve nga Monaco, që pësoi humbje nga Lyoni me rezultatin 3:2.
Kësisoj, Monaco mbeti 12 pikë prapa PSG-së në krye të tabelës.
Për klubin nga kryeqyteti francez është ky titulli i 12-të i kampionit në histori të klubit.
Vlen të theksohet edhe se ky është titulli i 10-të në 12 sezonet e fundit, si dhe i treti radhazi.
ë 1986
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) April 28, 2024
ë 1994
ë 2013
ë 2014
ë 2015
ë 2016
ë 2018
ë 2019
ë 2020
ë 2022
ë 2023
ë ë#ParisiensEtChampions pic.twitter.com/OcnAjli4TV