Shkëlqeu me het-trik, Donis Avdijaj në formacionin e javës në Austri
Sport
April 29, 2024 - 12:58
Donis Avdijaj ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit austriak me skuadrën e tij TSV Hartberg.
Ylli nga Kosova ka qenë fantastik të dielën në mesditë, ku ishte më meritori për fitoren e skuadrës së tij TSV Hartberg 3-2 ndaj Austria Klagenfurt.
Avdijaj ishte i pandalshëm për mbrojtjen mysafire, duke arritur të realizojë het-trik në këtë sfidë për t’i dhënë tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.
Sulmuesi dardan mori notën 9,8 nga SofaScore dhe është futur në formacionin e javës në elitën e futbollit austriak. /Telegrafi