Kerasan B, kampion i U-16 në Lindje

Kerasan B, kampion i U-16 në Lindje

Sport April 29, 2024 - 13:50

Kerasan B është shpallur kampion i U-16 për meshkuj në Lindje.

Edhe në ndeshjen e dytë Kerasan B ka fituar ndaj KEK-ut, kësaj radhe me rezultat 81:84, kurse në sfidën e parë kishte fituar 83:47.

Kerasan B u shpall kampion dhe nga edicioni i ardhshëm do të garojë në Superligën U-16.

Kerasan B në gjysmëfinale kishte eliminuar Kaçaniku Bardhin, derisa në garat e rregullta shënoi 16 fitore në 16 ndeshje të zhvilluara.

Kupën kapitenit të Kerasan B ia dorëzoi Xhelal Mumini, komisar për Kategori të Reja në FBK. /Zëri