E konfirmon drejtori ekzekutiv, Inzaghi do të vazhdojë me Interin

E konfirmon drejtori ekzekutiv, Inzaghi do të vazhdojë me Interin

Sport April 29, 2024 - 16:27

Trajneri, Simone Inzaghi do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës së Interit.

Kështu ka bërë të ditur vetë drejtori ekzekutiv i klubit italian, Marotta.

Marotta u shpreh se ata po planifikojnë të zgjasin kontratën e Inzaghit, pasi bisedimet do të zhvillohen në ditët në vijim.

“Ne planifikojmë të zgjasim kontratën e Simone Inzaghit pasi bisedimet do të zhvillohen në ditët në vijim. Jemi shumë të lumtur me të”, tha ai.

Interi ka përgatitur tashmë propozimin e tyre të ri për marrëveshje.

Kujtojmë se, Interi ditë më parë është shpallur edhe matematikisht kampion i Italisë. /Zëri