Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Sport May 04, 2024 - 13:18

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka lavdëruar ekipin e tij të tanishëm, duke i cilësuar si një skuadër e përkryer dhe pa ego. 

Ancelotti ka drejtuar thuajse klubet më të mëdha në secilin nga kampionatet e mëdha evropiane, duke filluar nga Milani, Chelsea, Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Real Madridi në dy kohë.

Megjithatë, sipas italianit, skuadra e tanishme e Los Blancos ia ka fituar zemren, pasi janë një kolektiv i përkryer dhe nuk janë egoistë.

“Në këtë skuadër, pa e krahasuar me atë të një epoke tjetër, shoh një angazhim të jashtëzakonshëm kolektiv dhe mungesë egoje”, ka thënë Ancelotti në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Cadiz.

Uniteti brenda kësaj skuadre të Real Madridit ka qenë një pikë referimi gjatë gjithë këtij sezoni. Lojtarët duket se luftojnë për njëri-tjetrin në fushë dhe lojtarët e stolit nuk shkaktojnë kurrë bujë në media.

Lojtarët e rinj si Jude Bellingham dhe Arda Guler gjithashtu janë vendosur shpejt dhe kanë bërë miq brenda grupit në më pak se një vit.

Rezultati ka qenë i dukshëm në fushë – Real Madrid është skuadra më e vështirë për t’u përballur në Evropë dhe ka humbur vetëm dy ndeshje gjatë gjithë sezonit – të dyja me Atletico Madrid.

Për më tepër, Los Blancos janë në prag të fitimit të titullit të tyre të 36-të në La Liga dhe janë 180 minuta larg nga trofeu i 15-të i Ligës së Kampionëve. Ka qenë një sezon i jashtëzakonshme dhe Ancelotti ka ndërtuar një ekip solid. /Telegrafi/